Ballkani sot fitoi 4-1 kundër Besës në kuadër të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll
Mirlind Daku shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar dy herë dhe kështu tani ka arritur në shifrën e 17 golave në kampionat.
22 vjeçari këto dy gola ia ka dedikuar vajzës së dajës, e cila u nda nga jeta para 4 vitesh.
“Puna e madhe që po e bëjë çdo ditë dhe gjatë fazës përgatitore po luaj mjaftë mirë dhe jam i kënaqur.
“Golat ia dedikoj vajzës së dajës që ka ndërruar jetë para 4 vitesh, por sot e ka pas përvjetorin ndaj golat ja dedikoj asaj,” ka thënë Daku. /Reporteri.net/