Një djalë nga Gjilani është raportuar i zhdukur.
Rastin në Policinë e Gjilanit e ka raportuar babai i tij, i cili ka deklaruar se djali i është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Gjorgj Bush, Gjilan 31.10.2020 – 09:00. Ankues mashkull Kosovarë ka raportuar se djali i tij mashkull Kosovarë ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në raportin e policisë.