Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se mbledhja e sotme e Qeverisë u mbajt pas trendit në rritje të rasteve me COVID-19.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se ky vendim do të plotësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike.
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për mbrojtjen nga COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme.
Postimi i tij i plotë:
Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19.
Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.
Në linkun më poshtë mund t’i gjeni masat e shpjeguara në detaje për secilin sektor, ndërsa vlejnë si përherë ato baziket: #VendoseMasken #MbajeDistancen #MbajeHigjienen
https://kryeministri-ks.net/qeveria-e-kosoves-miraton-vendimin-per-masat-e-vecanta-per-mbrojtjen-nga-covid-19/