Policia e Kosovës njofton se në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme në lokalin e tij, organizim ilegal i skemave piramidale.
“Në lokal janë hasur edhe gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore. Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit, tre monitorë”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./PlusTV/