Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar dy memorandume mirëkuptimi me organizata Autizmi Flet e People in Need dhe me Peaceful Change nitiative e People in Need, të cilat përfaqësoheshin nga Ramadan Berisha.
Projekti i parë ka të bëj me edukimin për të gjithë, përkatësisht përmbushjen e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme, i cili financohet nga Bashkimi Europian në Kosovë.
Ndërkaq, projekti i dytë ka të bëj me fuqizimin e zërave lokalë për zhvillim të barabartë, i cili financohet nga qeveria britanike.
Kryetari Haziri ka falënderuar Komisionin Europian dhe qeverinë britanike për mbështetjen në këto projekte tejet të rëndësishme, derisa ka bërë të ditur se do këto projekte do të zgjasin deri në verën e vitit 2020.