Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Naser Ramadani, tha sonte se mbyllja e shkollave nuk është ende opsion, pavarësisht rritjes së shifrave me Koronavirus në krejt vendin.
Në një intervistë për Televizionin Publik, Ramadani tha se IKSHPK ka plan të veçantë dhe është duke i mbikëqyrur në mënyrë strikte shkollat në gjithë vendin.
“ Mbyllja e shkollave nuk është opsion. Në jemi përgatitë që shkollat të vazhdojnë të mbajnë mësim. Mbyllja e tyre mund të ndodh vetëm nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme që nuk e ka paraparë askush”, tha Ramadani.
Ai u bëri sërish thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat anti COVID-19.
“Luftimi i virusit është në dorën tonë. Respektimi i masave është i domosdoshëm në këtë fazë”, tha drejtori i IKSHPK-së.