Zemaj thotë se shtrëngimet e reja kufizuese do të varen nga ecuria e infektimeve.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se do të ketë zgjerim të kapaciteteve testuese për coronavirus.
“Prizreni do të fillojë më shpejt me testime pasi është më e përgatitur. Edhe Peja po ashtu. Gjilani është në përfundim të përgatitjeve. Në IKSHP janë shtuar tri aparatura dhe dhjetë laborantë në Mikrobiologji e dhjetë të tjerë në Klinikën Infektive”, tha Zemaj në “Debat Plus”.
Zemaj thotë se Kosova për momentin qëndron mirë me testet e gatshme PCR.
“Momentalisht kemi rreth 160 mijë teste dhe pretendimi është që të sigurojmë edhe 100 mijë të tjera. Pjesa tjetër mbetet angazhimi i resurseve humane. Kemi angazhuar rreth 200 personal shëndetësorë që kujdesen për pacientët me COVID-19 por duhen edhe tjera resurse humane”, tha ai.