Është inauguruar Qendra me Bazë në Komunitet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër, në kuadër të Projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme.
Drejtoria e Arsimit në kuadër të bashëpunimit me organizatën ‘Save the Children International’, përmes këtij projekti mëton të kontribuojë në arritjen e synimit që fëmijët e moshës 3-5 vjeç, të gëzojnë të drejtën e tyre për zhvillimin holistic, duke u mundësuar fëmijëve që të rriten me potencialin e tyre të plotë.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka uruar fëmijet, stafin dhe komunitetin e fshatit Zheger për hapjen e kësaj qendre si dhe ka falenderuar Save The Children për mbështetjen e vazhdueshme arsimit në komunën e Gjilanit.