Dje në Kosovë janë shqiptuar 1137 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.
Kështu njoftoi Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të tyre.
Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 987 pjesëmarrës në trafik.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 49 aksidente, ku 21 kanë përfunduar me të lënduar.