OVL-ja e UÇK-së, pas mbledhjes së Kryesisë të mbajtur sot, nuk ka përjashtuar protestën si mjet për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sonte, kanë folur edhe për organizimin e protestës për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, që sipas tij është duke punuar me mandat të skaduar.
Edhe nesër ne e kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku përfaqësohen të gjithë kryetarët e degëve dhe nesër do të diskutojmë çështjen e protestës. Ne nuk jemi duke thirrur protesta të dhunshme por paqësore që është e drejt kushtetuese e secilit”, ka thënë Klinaku, i cili ka shtuar se do të njoftohen me kohë për datën e protestës.
Klinaku tregoi edhe për tentimin që përmes deputetëve ta dërgojnë Gjykatën Speciale në Kushtetuese për të interpretuar mandatin e saj.
“Si kryes e OVL-së së UÇK-së, jemi të shqetësuar jo vetëm për situatën që ndodhi sot por edhe atë që ndodhi ditëve të kaluara. Kryesia diskutoj për këto situata ku mund të ju informojë se ne edhe sot kemi pasur takime me deputetët e Kuvendit, ku i kemi dërguar kërkesë për të quar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Speciales”, ka thënë Kliniku.