Sot institucioni i drejtësisë së Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti për Çështje Administrative e dha verdiktin e saj HAPEN SHKOLLAT e mbyllura padrejtësishtë në komunën e Kamenicës.
Gjykata është me të vërtetë i vetmi institucion që i ndihmon palët e dëmtuara duke i mbrojtë ligjërishtë në të drejtën e tyre që iu takon në përgjithësi, e në veçanti kur problemet i shkakton politika ditore, por jo vetëm si në rastin tonë këtu në Kamenicë. E drejta ligjore është mundësia që gjithëherë duhet të zgjidhim ne si popull kur politikat ditore na shkaktojnë padrejtësi si në rastin tonë. Me aktin e një vendimi arbitrar kryetari i Komunës dhe DKA-ja, i mbylli disa shkolla padrejtësishtë në komunën e Kamenicës në emër të reformës dhe ua pamundësoi mbi 580 nxënsëve mësimnxënjen në shkollat e tyre. Pas të gjitha kërkesave të tjera ne si palë e dëmtuar zgjodhëm rrugët ligjore për drejtësi. Duke bërë një zgjidhje për të mbrojtur një të drejtë tonën legjitime për një ditë më të mirë dhe një të nesërme më të sigurte, e më të ndritshme për të gjithë fëmijët tanë për të mbajtë hapur dyert e shkollës tonë “Asllan Thaçi” në Karaçevë të poshtme.
Në këtë ditë të premte t’bardhë të gjithë nxënsëve iu uroj kthimin në vatrat e tyre shkollore po ashtu edhe mësimdhënsëve kthimin në vendin e tyre të punës.
Urime viti i ri shkollor 2020/2021!
Paçi shëndet e suksese!
Ndërsa prindërve që na përkrahën në secilën situat u jemi mirënjohës përgjatë këtyre ditëve dhe pritjeve të gjata por në fund ne nuk u zhgënjyem por fituam me meritë një të drejtë ligjore.
Falënderim dhe mirënjohje përfaqësuesit të zyrës së avokaturës ABOLIVIER & ASSOCIATES, në prishtinë z. Alexander Borg Olivier në veçanti avokatit të saj z. Besim Osmani!