Shumë të respektuara familje Rrahmani dhe familje Hajrullahu.
Të nderuar kolegë.
Miq të mësuesit Nehat dhe mësuesit Fetah.
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen fizike të veteranëve të arsimit, Nehat Rrahmani dhe Fetah Hajrullahu, ndaj më lejoni që në emër të Drejtorisë së Arsimit të shpreh dhembjen tonë dhe të përcjell ngushëllimet më të thella për ju si familje…për ju miq e kolegë si dhe për gjithë të tjerët që bashkëndjejnë dhembje.
Më lejoni të shprehë gjithë konsideratat për punën edukative arsimor për shumë dekada të mësuesit Nehat dhe mësuesit Fetah; të shpreh admirimin për përgjegjësinë e sukseset në arsim si edhe për angazhimet dhe veprimtarinë e tyre në fusha të tjera.
Dy intelektual të gjithanshëm, që vokacion patën shpërndarjen e dijes: dy kolegë e miq; dy njerëz që si i gjithë arsimi ecën në teh shpate; dy mësimdhënës që patën fatin t’i shohin brezat e tyre të rriten e të bëhen edhe më të suksesshëm. Prandaj këta përmbushën misionin e jetës së tyre dhe sot na lënë neve dhembjen dhe kujtimin më të mirë për ta.
Le ta ruajmë në kujtesë më të mirën e tyre dhe le ta nderojmë atë.Ta kalojmë dhembjen të gjithë së bashku….kështu e kemi më lehtë.
E nderuar familje Rrahmani dhe familje Hajrullahu…miq e kolegë…ngushëllime të gjithëve. Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore e atdhetare të mësuesit Nehat Rrahmani dhe mësuesit Fetah Hajrullahu.
Ngushëllimet më të thella familjes, miqëve e kolegëve!