Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon mbështetje financiare nga qytetarët, kjo pasi thonë që situata në këtë sektor është tepër shqetësuese.
“Si rrjedhojë e masave të aplikuara nga ana e institucioneve të Kosovës, shumë biznese rrezikojnë të mbyllen nga pengesat që janë shkaktuar në afarizëm”.
“Andaj, ju bëjmë lutje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe janë të interesuar që të kontribuoni financiarisht duke dhënë mbështetje në shoqatën tonë dhe tuajën njëkohësisht, me kokëulje dhe për shërbim ndaj jush lidhur me përmirësimin e standardeve profesionale të sektorit të gastronomisë dhe avokimin për mbrojtjen e interesave të tij, tani e gjithnjë”.
“Të interesuarit mund të lajmërohen nëpërmjet këtyre kontakteve: nr. Tel: +383 (0)45 342 221/ (0)49 626 505; email: info@gastronomet.com/shoqataegastronomeve@gmail.com, apo duke dërguar mesazh në faqet tona në Facebook (gastronometeprishtines) dhe Instagram (@gastronometekosoves)”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate në rrjetin social Facebook.