Ministria e Shëndetësisë të premten mori vendim për rikthimin e karantinës në shtatë komuna.
Vendimi kishte të bënte vetëm për ditën e shtunë dhe të diele, ku me këtë vendim bizneseve i’u ndalu veprimtaria e tyre, mesin e tyre u mbyllen edhe kafiteritë, njofton Klan Kosova.
Kjo bëri që gastronomët e Kosovës të protestojnë ndërsa sot janë mbledhur sërish për të diskuar rreth masave që do të vijnë ditëve në vijim.
“Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i rradhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në Gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshire edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta”, thuhet në reagimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Sot më datë 09.11.2020 Shoqata Gastronomëve të Kosovës mbajti mbledhje të Jashtëzakonshme të Kuvendit të Anëtarëve të SHGK – së, ku u diskutua rreth çështjes së masave të reja kufizuese të cilat pritet të të hyjnë në fuqi në ditët në vijim.
Ne si Shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i rradhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në Gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshire edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta!
Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës bashkëndjejmë me të gjitha familjet më të prekura me COVID-19, e sidomos me ata të cilët tashmë kanë humbur më të dashurit e tyre, sepse edhe ne jemi pjesë e këtij populli dhe njëllojë kemi pasur të infektuar nga ky virus, por edhe të ndjerë tashmë.
Mirëpo, keto lloj mbylljesh pa asnjë mbështetje, sic po pretendon Qeveria e RKS, janë të papranueshme për ne si shoqate, së bashku me katërdhjetë mijë punëtorët tanë e familjet e tyre!
Mbesim të përkushtuar për të ofruar ndihmë të pakufizuar për përkrahjen dhe shpëtimin e gastronomisë, në tejkalimin e kësaj krize të manifestuar me pasoja sa më të vogla, e tutje.
Me shpresë se do të lejohemi të punojmë dhe në mirëkuptimin tuaj!
Shëndet për gjithë popullin tonë!
Sinqerisht,
SHGK