Ndeshja Drita – Prishtina, e vlefshme për xhiron e dymbëdhjetë do të zhvillohet këtë të martë, kanë bërë të ditur zyrtarë të FC Drita nga Gjilani.
Ndeshja do të nis në ora 13:30 dhe nuk do të ketë prani të publikut, shkaku i pandemisë.
Për momentin Drita ndodhet në vendin e dytë, pesë pikë larg Ballkanit, që është në pozitën e parë, por Drita ka dy ndeshje mangu, një ndaj Llapit dhe tjetrën nga Prishtina.