Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar sot me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Në takimin Zemaj – Osmani është diskutuar për gjendjen me pandemi në vendin tonë, për sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit COVID-19.
“Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe i pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë janë çelësi i fitores ndaj virusit”, ka shkruar Zemaj pas takimit.
Ndërkaq u.d. e presidentes, Osmani, ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe duke respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj COVID-19.
“Vendimet tona do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin!”, shkruan Zemaj.