Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane në një emision live e ka pyetur ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin duke kërkuar nga ai që të përgjigjet për zyrën e tij në Beograd dhe lidhjet e tij me Serbinë.
“Juve personalisht keni pasur zyrën në Beograd kur punonit për The Rockefeller Foundation’?, e pyet ajo Abazin në SyriTV.“
Sa vjet e keni pasur në Beograd zyrën tuaj personale, atë dua të di”?
Dua të di se ku qëndron politikisht, je nga e majta apo nga e djathta’, shtoi ajo.
E më pas përmes një postimi në Facebook, Abazi ka akuzua mediat për fushatë kundër tij me lajme të rreme.
Ai ka thënë se nuk ka pasur kurrë zyrë personale ne Serbi dhe as ne Beograd dhe se zyra e tij e vetme ka qenë në New York.
“Për 11 vite kam qenë drejtor i Rockefeller Brothers Fund për Ballkanin Perendimor, për Kosovë, Mal të Zi, Serbi e me vone edhe për Shqiperi, Maqedoni dhe BeH. Për ata që kanë menduar që shqiptarët duhet të vetem me qenë pastrues të rrugëve të Beogradit kjo mund edhe të jetë e jonormale. Nuk kam pasë kurrë zyrë personale ne Serbi dhe as ne Beograd. Zyra ime e vetme ka qene ne New York ku kam punuar për nje dekadë dhe çdo gjë , secili vendim dhe punë është në arkivat e organizatës në New York”, shkruan ndër të tjera ai.