Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është shëruar nga COVID-19.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Përparim Kryeziu.
Kryeziu tha se Kurti është shëruar plotësisht dhe se i është kthyer aktiviteteve politike.
” z. Kurti tash është shëruar plotësisht, dhe nga sot e tutje iu është kthyer angazhimeve në zyrë dhe aktiviteteve publike”.
Ish-kryeministri i Kosovës para dy javësh kishte deklaruar dy javë më parë se kishte dalë pozitiv me COVID-19.
Kurti kishte theksuar se ka pak kollë dhe simptoma të lehta.