Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kundërshtuar sërish mbylljen e Prishtinës.
Ai ka thënë se nuk ka kurrfarë efekti që Prishtina të mbyllet e kufijtë të mbesin të mbyllur.
“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë! Po masave për ngadalësim të covid, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra. Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurfarë efekti!”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Kujtojmë se sot kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nga ora 12:00 do të preznatojnë masat e reja anti-Covid.
Ministri Zemaj mbrëmë ka deklaruar për mediat se do të bëjnë të pamundur që shkollat të mbesin të hapura, kurse ka konfirmuar se do të mbyllen qendrat tregare. /Reporteri.net/.