Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë shtypi, ka thënë se gjendja në Kosovë si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është shqetësuese, më e rënda që nga pas lifta.
Derisa ai ka njoftuar për masat e reja të cilat, do të hyjnë në fuqi nga e premtja.
Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK-ja janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.
Ai ka bërë të ditur se 7 komunat: Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë-Kosova ndodhen në “Zonën e kuqe”, ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit.
Po ashtu në këtë orë do të ketë edhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe do të ndalohen hyre-daljet.