Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë thirrje që të respektohen masat e reja anti-Covid-19, të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi.
Ai thotë se QKUK është mobilizuar që të ofrojë përkujdesje për pacientët te infektuar me virusin korona.
“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, është e mobilizuar për të ofruar përkujdesje për pacientët me Covid 19. Personeli shëndetësor tash e nëntë muaj është më vijën e parë të ballafaqimit me virusin vdekjeprurës. Po, ata janë lodhur dhe shumë të ngarkuar. Kërkohet kujdes dhe mobilizim që të respektojmë masat dhe vendimet në mënyrë që kapacitet spitalore mos të ngarkohen dhe të vijmë deri te në situatat e pa përballueshme, sikur që po ngjanë në botë”, tha Zemaj.
Ai shtoi se qytetarët duhet t’i respektojnë masat në mënyrë që mos te mbushen spitalet me të infektuar.
“Mos t’i mbushim spitalet, mos e bëni të pamundur kujdesin për secilin pacient që ka nevojë për përkujdesje. Kjo luftë kërkon bashkëpunimin tuaj të plotë qytetarë të nderuar.”
“Respektoni masat sepse ato janë për ta penguar virusin dhe për ta trajtuar me më shumë efikasitet.”
“Zbatoni masat! Bashkë ia dalim”, shkroi Zemaj në Facebook.