Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 778 gjoba për shkelësit e ligjit antiCovid-19.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 810 tiketa të trafikut për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
25 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë që nga dita e djeshme në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid.
Në këto masat, të cilat kanë ndarë komunat në tri zona; të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër bën pjesë edhe ora policore për kategorinë e parë.
Kontrolla të rrepta të qyteteve në zonë të kuqe janë duke u ushtruar nga policia e Kosovës, derisa qytetarët janë ankuar se nuk kanë mundur të kthehen nga puna në shtëpi.