Shkruan: Kimete Bajrami
Kaq poshtë u ka ra’ katuni.
Por, Ti, mos u ‘dashuno’ në ‘armikun’ tënd.
Ata po akuzohen si Individë, zotëri Albin Kurti.
Hashim Thaçi (me zë e me figurë) disa herë ka thënë se ‘Dikush në emër të UÇK-së ka bërë komunikata dhe Lista për likuidim’,
kurse Ti, çohesh e hyn në një ‘mes’ ku nuk e njeh qeni t’zotin dhe merr kry’ e ‘zbërthen’ ‘ndërmarrjen e përbashkët kriminale’, kollaj, si fletët e lakrës.
Nuk është ‘lajm’ që në një ushtri mund të ndodhin lëshime, spiunime, gabime apo krime, sepse asnjë ushtri në botë nuk identifikohet me Individin.
Asnjë familje në botë domosdoshmërisht nuk identifikohet me anëtarin problematik të asaj familje.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli’ po konsiderohen si ‘Grup’, e jo UÇK, si thua ti.
Avdullah Hoti po bën shumë mirë që nuk po përzihet në drejtësinë ndërkombëtare, sepse është i mençur dhe e di se nuk mund të përzihet edhe po të dojë, se nuk ia lejojnë.
Tribunali i Hagës nuk është ilegal që t’i trajtojë të burgosurit me tortura e me padrejtësi!
Nuk jemi në mesjetë…nuk ka ardhur puna deri aty që shteti më i korruptuar dhe më i varfër në Evropë me dhënë vajs për Drejtësinë ndërkombëtare, për Drejtësinë online, për Drejtësinë para kamerave, e m’u tutë prej ‘Padrejtësive’ planetare kundër nesh.
Dhe që të ketë nevojë shteti i dështuar i Kosovës me na shpëtu’ prej ‘barbarëve’ perëndimor.
Prandaj, s’ke pse ua mban gajlen ti ‘heronjve të luftës dhe të paqes’, sepse heronjtë nuk kanë nevojë për ndihmë.
Kadri Veseli vet tha ‘mos kini mëri ndaj Gjykatës Speciale’!
Pse tash ti e mbron Kadri Veselin nga vetja e tij!
Nëse atij nuk i duket Gjykata Speciale ‘armike’ e popullit dhe armike personale e tij, çka ke ti që e qan njeriun që nuk po të ankohet.
Sidomos Rexhep Selimi, është njeriu më pandjenja dhe më gjakftohtë që e kam parë ndonjëherë në TV. I kam marrë lakmi.
Ai ndjehej shumë mirë dhe shumë krenar me veten, çka ke ti që nuk qetësohesh.
Nëse Ai nuk ndjen për veten, pse ndjen ti frikë, pakënaqësi e refuzim në vend të tij.
S’e kuptove ende se PDK e preferon LDK-në (që përmendet në aktakuzë si ‘viktimë’ e krerëve të saj), kurse Ty nuk të duan, kategorikisht të refuzojnë, anipse ke qenë kundër Gjykatës Speciale dhe je i vetmi që (me programin qeverisës) e ke pasur njet ta padisësh Serbinë për gjenocid.
PDK ka vendosur të jesh ‘armiku’ i saj.
Pajtohu me këtë fat, sidomos që këtë ‘fat’ ta ka përcaktuar një parti në shuarje.
PDK po shuhet nga arroganca e jashtëzakonshme, ata kurrë pa pauzuar kanë qenë arrogantë.
pse Ti po përzihesh, mos e ndal.
Nuk besoj se ‘viktimizimi’ i krerëve të saj do t’i ndihmoj PDK-së. Aspak.
Ata janë bërë të ‘tepërt’, sepse e kanë tepruar.
Koha kur i paguan gabimet, ku me ditë kur vjen.
Mund të ndodh para 20-të viteve ke hyrë n’ngjynah, e tek sot, të vjen dënimi, papritur, si prej qielli.
Prandaj, shumë shqiptarëve nuk u intereson për ‘çka gjykohen këta’, për ta është me rëndësi të ‘hiqen nga skena politike’ dhe të demilitarizohet politika.
Vet ke mbet.
Po.
Punë e madhe. S’je as i pari, as i vetmi.
Më mirë qiri-fikt se qiri-flliqt.
Nuk të shkon Ty të përzihesh në drejtësi, të gjykosh prokurorët e të bëhesh avokat i atyre që as nuk i njeh, as ‘s’janë kah të lypin ndihmë.
Edhe më mirë për ne, nëse prokurorët e Gjykatës Speciale janë kaq ‘të padrejtë’ sipas teje!
P.S. ….s’i kisha bë hesap për njerëz.
Dëgjoje çfarë thotë ‘prekja e meduzës’ së PDK-së për ty!
Pse me pru veten me ta refuzu ‘dashninë’ e përkrahjen çifti i tij..!
Vet kanë bërë marrëveshje me Serbinë,
vet e kanë kthyer Listën Serbe në pushtet,
vet e kanë ‘rehabilituar’ Serbinë dhe e kanë ‘demokratizuar’ Vuçiqin e Daçiqin me dialog,
me poza të buzëqeshjes e me meze,
duke i lutur Hashim Thaçi publikisht ‘Aman, hajde të harrojmë të kaluarën e të pajtohemi’,
kurse Ty të urrejnë, pa u bërë gjë.
Hashim Thaçi me Serbinë ka shprehur gatishmëri për pajtim, edhe në ditën kur dha dorëheqje (e shkoi në burg), kurse me Ty s’do pajtim.
Do me thënë, personalisht për të, Ti je armik më i madh se sa Serbia për Kosovën.
Ata Nuk duan as ti mbrosh!
Kupto.
Qe po ta jap një ‘detyrë’ më të mençur:
Tregona ti neve se si t’i ruajmë mendt e kresë në këto ditë me mjegull, me tym, me izolim, me varfëri, me mallëngjim e me vetmi.
Nxjerrna ti neve nga ‘burgu’, e nga izolimi, e ke më sevap te Zoti.
E hiqu heronjve.