Agjencia e Regjistrimit Civil e ka funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se janë pezulluar shërbimet me palë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe zyrat për vula apostile në Gjilan.
Kjo për shkak se disa zyrtarë të kësaj qendre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
“Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e regjistrimit të automjeteve mund të bëhen në Qendrat për Regjistrimin e automjeteve të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet e vulave apostile do të bëhen në komunat; Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.