Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemajm ka mbajtur konferencë për medie, për punësimin e specialistëve të papunë.
Zemaj ka thënë se nga e marta do të hapet konkursi i specialistëve të papunë në ShSKUK.
“Sot do ta ndajmë lajmin e ri për specialistët e pa punë. Kjo është ditë e madhe dhe është lajm i mirë për qytetarët he shëndetësinë kosovare. E konfirmojmë se specialistët po punësohen, ShSKUK nga nesër hap konkursin për specialistët e papunë”.
“Nga sot nuk ka më asnjë mjek që do të mbetet në rrugë. Edhe në të ardhmen nuk do të lejoj që asnjë mjek të mbetet i papunë. Ky nuk ka qenë vetëm premtim, por zotim i Qeverisë së Kosovës, por ne nuk do të ndalemi, dhe ministrat paraprak çështjen e punësimit e kishin peng”, tha Zemaj.
Zemaj ka thënë se në ora 15:00 do të bëhet publike edhe vendimet e reja për secilën komunë.
“Sot e kemi vlerësimin që bëhet nga IKShPK parametrat tash janë të përcaktuar pas orës 15:00 do të publikohen vendimet e reja për çdo komunë”, tha ai.
Ai e ka shpjeguar tutje edhe pse ka kërkuar që të rritet edhe numri i studentëve të mjekësisë, raporton EO.
“Është vullnet i ministrit dhe mendojmë që numri i cili do të ishte i mundur të rritet do të ishte edhe koonform moshës dhe duhet t’i japim mundësi shtesë nxënësve dhe kjo ka qenë thirrje publike”, shtoi ai.
Zemaj ka folur edhe për ndërtimin e spitalit anti-Covid. Ai ka thënë se procedurat teknike veç se kanë përfunduar.
“Edhe sot në takim është kërkuar që të shpejtohet dinamika e procedurave, procedura teknike kanë përfunduar dhe procesi duhet të përmbyllët”, shtoi ai.