Kryeministri Avdullah Hoti pas një takimi me guvernatorin e Bankës Qendrore, tha se duhet të ketë bashkëpunim në mes të këtyre institucioneve mbi masat e reja për rimëkëmbje ekonomike që do zbatohen nga janari.Hoti tha se është e qartë që vendi do të përballet me pandeminë edhe pas fundit të këtij viti, andaj sipas tij, masat e reja do t’i hartojnë në konsultim të ngushtë me BQK-në.Pas takimit, Hoti tha se nga guvernatori kanë marrë informata premtuese për stabilitetin bankar e financiar në vend, që siç tha ai, me rritje vjetore të aseteve në 7.5 milionë euro dhe rritje të kredive në 3 miliardë euro.
Hoti: Do të përballemi me pandeminë edhe pas dhjetorit të këtij viti“Diskutuam në detaje për bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Kosovës mbi masat e reja për rimëkëmbje ekonomike nga janari e tutje, sepse është e qartë se do të përballemi me pandeminë përtej dhjetorit të këtij viti. Deri në fund të dhjetorit ne e mbështesim ekonominë e Kosovës me rreth 5% të bruto produktit vendor në kuadër të Fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë eurosh. Siç e dini, kemi paraparë në buxhet vazhdimësinë e këtij fondi për vitin e ardhshëm prej 182 milionë euro si ndihmë për bizneset dhe qytetarë.
Tash mënyrën si do t’i shpërndajmë ato, do t’i dizajnojmë me konsultim të ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës”, tha ai.Në konferencë u tha se bankat janë likuide dhe raporti i likuiditetit shënon 37.7% , që siç theksoi ai është mbi minimumin e kërkuar rregullativ, që kërkohet të jetë 25%.
Guvernatori I BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se situata e krijuar me pandeminë COVID-19 kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional.
Mehmeti: Ekonomia e Kosovës këtë vit pritet të shënojë rënie prej 7.2%“Gjatë muajve korrik dhe gusht kemi disa të dhëna premtuese, pasi kreditë e reja të lëshuara nga sektori bankar arrin vlerën 320.7 milionë euro krahasuar me kreditë e reja të lëshuara në periudhë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar që ishin 260 milionë euro, apo me një rritje vjetore me 23%.
Sipas parashikimeve tona, ekonomia e Kosovës këtë vit pritet të shënojë një rënie prej 7.2%, si rezultat i masave për parandalimin e COVID-19, të cilat ndikuan negativisht në pothuajse gjithë aktivitetin në vend”, tha ai.Guvernatori Mehmeti ka paralajmëruar se pandemia do të ketë ndikim negativ afatgjatë edhe te një pjesë e bizneseve.Mehmeti: Pandemia do të ketë ndikim negativ afatgjatë për një pjesë të bizneseve
“Pandemia, përveç vështirësive afatshkurtër të likuiditetit të bizneseve, do të ketë ndikim negativ dhe afatgjatë për një pjesë të bizneseve në sektorë të caktuar. Pako për rimëkëmbje ekonomike është më se e nevojshme për të minimizuar pasojat negative që do të kenë ndikim afatgjatë në këta sektorë. Sektori bankar aktualisht ka kapacitete financiare dhe operacionale të mjaftueshme për të përmbushur nevojat për financim të korporatave dhe ekonomive familjare në Kosovë”, tha ai.Bashkë me kryeministrin Hoti, për vizitë në Bankën Qendrore të Kosovës ishte edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.