Është djegur baneri “Liria ka emër” për UÇK-në i vendosur në Graçanicë të Kosovës, qytezë e banuar nga pakica serbe.
Ky baner edhe në hyrje të kësaj komune ishte vendosur në shenjë përkrahje të krerëve të UÇK-së që janë dërguar në Gjykatën Speciale.
Lajmin për djegien e këtyre banereve e ka konfirmuar Arton Smaili, aktivist shqiptar në komunën e Graçanicës.
Ai ka thënë për Reporteri.net se djegia e banerëve ka ndodhur mbrëmë pasi që qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë komunë i reaguan kryetarit të Graçanicës, Srgjan Popoviç, i cili kërkonte me ngulm të largoheshin fotot e vendosura.
“Përgjegjësinë e mban 100% Srgjan Popovic, sepse që disa ditë bon thirrje me i larguar këto billborde”, ka thënë Smaili për Reporteri.net.