Ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 nga ana Qeverisë.
Seanca është paraparë që të fillonte nga ora 13:00.
Kosova dje ka regjistruar edhe 688 raste të reja pozitive, 11 viktima dhe 236 të shëruar, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 11.431. Janë gjithsej 833 viktima që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars.