26 shtete Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë për COVID-19, për shkak se kanë numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.
Shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.
Të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në këto shtete, për të hyrë në Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negative, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të vetizolohen për shtatë ditë.
Kujtojmë, që numri i personave të infektuar me koronavirus në gjithë botën ka prekur shifrën 50 milionë, prej kur ka nisur pandemia.
Rreth çerek i rasteve të infektimit është raportuar në 30 ditët e fundit. Muaji tetor ka qenë më i rëndi për shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani.
Ndërsa, në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes. /gazetametro.net