Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se mantelbardhët nga Spitali Rajonal i Gjilanit po tregojnë heroizëm të vazhdueshëm në realizimin e interesave të përgjithshme qytetare.
Shkrimi i plotë:
Mantelbardhët nga Spitali Rajonal i Gjilanit po tregojnë heroizëm të vazhdueshëm në realizimin e interesave të përgjithshme qytetare, duke garantuar stabilitet dhe kulturë të lartë të ushtrimit të profesionit të tyre të shenjtë, sidomos, kontributin e tyre të madh në trajtimin e pacientëve përgjatë situatës COVID19. Këta janë brigada e Republikës sonë e cila vie në funksion 24 orë për mirëqenien e shëndetit të qytetarëve tanë. Faleminderit përgjithmonë për heroizmin dhe gatishmërinë tuaj të jashtëzakonshëm në situatën më të vështirë me të cilën po ballafaqoheni.
Zoti qoftë me ju!
#bashkeiadalim