Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka “shpërthyer” me akuza ndaj të gjitha partive politike në Komisionin për Buxhet dhe Financa ku diskutohej për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Ai ka thënë se deputetët shqiptarë e kanë sjellë vendin në situatën aktuale dhe se nuk kanë faj as Lista Serbe e as pakicat tjera.
Rexhepo ka thënë se partitë shqiptare, janë duke e marrë në qafë Kosovën dhe nuk po punojnë drejt, shkruan Reporteri.net.
“Na si deputet e kemi pru veten në këtë situatë, nuk ka kanë faj pakicat, as Lista Serbe, as askush, na jemi duke e marrë në qafë Kosovën, na bashkë, LDK-VV, PDK, Aleancë nuk jemi duke punuar drejt edhe mirë, qysh duhet në situata të caktuara”, tha Rexhepi.