Evropën e presin gjashtë muaj të vështirë. Ky është paralajmërimi i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), derisa kontinenti është përsëri epiqendra e pandemisë së coronavirusit.
Sipas BBC, drejtori i organizatës për Evropë, Hans Kluge, tha se kontinenti pati regjistruar më shumë se 29 mijë viktima javën e kaluar.
Sidoqoftë ai theksoi se rastet e reja ishin në rënie pasi masat kufizuese po i bllokojnë infeksionet.
Gjatë një samiti virtual të enjten, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku mund të miratojë dy vaksina deri në fund të vitit.
Deri më tani, Evropa ka regjistruar 15 milionë raste me coronavirus dhe 354 mijë të vdekur.
“Evropa është përsëri epiqendra e pandemisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Kluge.
“Do të ketë dritë në fund të tunelit, por do të jenë gjashtë muaj të vështirë”, shtoi ai.