Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi në një lidhje direkte në emisonin “IMAZH” të RTK-së ka komentuar degradimin e gjuhës në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për denigrimin e gjuhës në parlament që prej transformimit të saj në parti dhe sigurimit të ulësve si grup parlamentar.
Bunjaku-Rexhepi po ashtu tha se shpeshëherë heqë dorë nga fjala e saj në Kuvend, sepse sipas saj Kuvendi kohët e fundit ngjanë në cirk, derisa shtoi që ndonjëherë ndjehet e turpëruar që është pjesë e legjilativit.
Tutje Bunjaku-Rexhepi foli edhe për rimëkëmbjen ekonomike dhe mos votimin e projektligjit, me çrast tha se patjetër që LDK-ja është ajo që duhet të sigurojë votat, derisa i bëri thirrje edhe opozitës që ta votojë këtë Projektligj. /RTKLive/