Shkruan: Avni Rudaku
Si njëra, apo si tjetra, mund të jenë lajm disi rikuperues në mediet botërore, pas lajmit se ish-Presidenti Hashim Thaçi, shkon si i dyshuar për krime lufte, me lajmin se bëhet Presidente e Kosovës, një grua e mbijetuar e masakrës ose e dhunës seksuale.
Ashtu-kështu, do të ketë për 5 apo edhe 10 vjetët e ardhshëm, lajme të tilla mbi seancat e Gjykatës Speciale. Prandaj, të gjitha partitë politike, duhen të bëhen bashkë në këtë pikë. Menjëherë më pas, Saranda, duhet të largohet nga partia Lëvizja Vetëvendosje dhe të bëhet simbol i unitetit politik të Kosovës.
Nëse nuk e vazhdon mandatin e dytë si Presidente, i bashkohet nismave shumë të dobishme shoqërore, ish-Presidentes Atifete Jahjagës.
Saranda nuk është më vetëm një emër, por simbolizon Kosovën, viktimën, karshi ish-regjimit jugosllav e serb, si agresor. Edhe për dialogun me Serbinë, si Saranda, si Vasfija, do të ishin me pushtet të fuqishëm moral dhe fuqi negociuese.