Prishtina Weather ka paralajmëruar se gjatë ditëve të vikendit mund të ketë edhe reshje bore në vendin tonë.
“Erërat që parashihet të fryjnë gjatë ditës së nesërme, do të shpërndajnë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres në vlera të mjaftueshme dhe të mira. Ditën e diel fillimisht indeksi mbetet në vlera të mjaftueshme, e deri në mbrëmje kalon në vlera të dobëta, e ditën e hënë edhe në shumë të dobëta”, thuhet në njoftim.
20.11.2020 – Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë. Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta. Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë.
Nda dita e diel vransirat shpërndahen, ku do të ketë kthjellime ditën e hënë. Orëve të mëngjesit ngrica, e përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
21.11 – Kryesisht vranët, ftohtë dhe me erë. Përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Në mbrëmje rrebeshe të dobëta bore mund të bien edhe përgjatë viseve të ulëta.
22.11 – Në mëngjes me vransira, ditën kryesisht me diell.
23.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me diell.
24.11 – Në mëngjes vransira kalimtare, ditën kthjellime dhe kryesisht me diell.
25.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave me mjegull. Ditën kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit në rënie ditëve të fundjavës. Minimalet nga 1 gradë C zbresin në -3 gradë C, ditën e hënë. Maksimalet zbresin në 4 gradë C, e të hënën rriten përreth vlerave mesatare në 9 gradë C.
Do të fryej erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-13m/s, të dielen drejtimesh të ndryshme 2-5m/s.