Gjatë 24 orëve të fundit 19 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, ku 711 persona kanë rezultuar pozitiv.
Katër person nga Gjilani kanë humbur betejën me Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
19 të vdekur dhe 711 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.
Ky është njoftimi i plotë:
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).