Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se lajm i mirë është që në Gjilan i kemi 68 të shëruar nga Covid-19.
Më tutje Haziri ka apeluar qytetarët ti përmbahen tri postulateve për mbrotje nga infeksioni: maska, distanca dhe larja e duarve!
Shkrimi i plotë:
Në #ditën e 256-të, lajmi i mirë është që në Gjilan i kemi 68 të shëruar nga #COVID19. Gjendja e përgjitshme është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1716 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste i kemi aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje.
Apeloj që t’iu përmbaheni tri postulateve për mbrotje nga infeksioni: maska, distanca dhe larja e duarve!