Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu-Hyseni e ka krahasuar deklaratën e Selmanajt me atë të Aleksandër Jabllanoviqit, kur fyu nënat gjakovare në kohën kur ishte ministër për Kthim dhe Komunitete e që më pas nxiti protesta dhe u shkarkua.
Kryeziu-Hyseni insiston se Selmanaj duhet trajtuar njëjtë si Jabllanoviqi.
“Jabllanoviqi në janar 2015 e pati dhënë atë deklaratën skandaloze që në të njëjtin vit u shkarkua. Në shkurtin që po vjen i bën 6 vjet që është shkarkuar sepse iu adresuar nënave të të pagjeturve në Kosovë. E kemi të njëjtin rast, familjarët e të pagjeturve u fyen nga zv/kryeminsitri kur ai kësaj teme i adresohet e konsumuar dhe ezauruar. Edhe Selamanj duhet të trajtohet njëjtë si Jabllanoviqi”, tha ajo.
Me këtë qeveri, deputetja e VV-së thotë se nuk kanë probleme vetëm si parti po edhe si qytetarë.
“Edhe deklarata tregon vetë pozicionin që e ka kjo qeveri. Është deklaratë që i drejtohet çështjes së të pagjeturve si të konsumuar dhe kemi pozicionin e kryeministrit që i del në krah një deklarate të tillë sepse thotë se nuk ka ndonjë lloj fyerje. Kjo tregon që me këtë qeveri po kemi probleme serioze jo vetëm ne si VV, por si qytetarë dhe ky gabim i radhës së qeverisë është gabimi përtej çdo teme tjetër”, ka thënë ajo në Express Intervistë.
Si qeveri e shkapërderdhur, ajo thotë se “janë treguar edhe në çështjen e të pagjeturve: të pamatur, joserioz, me fyerje të vazhdueshme”.