Policia e Kosovës ka shqiptuar të hënën mbi 700 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID.
Në raportin 24-orësh Policia bën të ditur se janë shqiptuar 726 gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.
Po ashtu një numër më i madh i gjobave janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ku janë shqiptuar 903 të tilla.
Të hënën në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ndërsa janë arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme penale.