Në ora 9 e 30 pritet të filloj senaca gjyqësore për rastin e 2 milonëve të vjedhura nga Thesari i Shtetit.
Seanca do të mbahet në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Gazeta Objektiv merr vesh se kjo seancë do të mbahet në lidhje me disa biznese e individ që u janë bllokuar llogaritë, pasi u janë transferuar mjete financiare nga shuma e 2 milonëve që janë vjedhur nga kuleta e Shtetit.
Ndryshe, më 21 tetor Minstrja e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi se nga Thesari i Shtetit janë vjedhur 2 milionë euro./Objektiv/