Festivali i përvjetshëm, “N’Rrot Fest” së shpejti do të rikthehet për artdashësit gjilanas. Në katër vjetorin e realizimit të këtij festivali pritet të performojnë DJ të njohur.
E vecanta e këtij festivali është se performancat e muzikës elektronike pritet të mbahen përmes platformave online në Livestream, kjo për shkak të kushteve dhe situatës që ka krijuar pandemia botërore Covid 19.
Ideatori i këtij projekti, Albert Fazliu njofton se janë në implementim e sipër, projekt qe është në përgatitje dhe përshkak të mos rrezikimit të shëndetit publik, organizatorët kanë menduar t’u ikin tubimeve publike.
Përgjatë këtij transmetimi do të ketë edhe surpriza të tjera që organizatorët i kanë menduar dhe befasitë nuk do të mungojnë.
Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, respektivisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa atë e përkrahën edhe bizneset gjilanase si: Palma, F&GDaki, Jetoni Keramika, SL Automobile AG.