Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli ka treguar shifra shqetësuese nga kjo komunë sa i përket përhapjes së coronavirusit.
“Nga 123 mostra të testuara për ditën e sotme 63 kanë dalë pozitive ndërsa 60 negative”, thotë Xhemajli.
Ai thotë se në Gjilan momentalisht janë mbi 400 raste aktive ndërsa 74 qytetarë nga kjo komunë kanë humbur jetën në përballje me coronavirusin.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit thotë se për dallim nga komunat tjera, ata presin rezultatet para se personat e vdekur të varrosen nën dyshimin se kanë coronavirus.
“Nëse dalin pozitiv, procedurat e varrimit vazhdojnë sipas protokolleve që përcakton IKSHPK”.
Kujtojmë, pas Prishtinës, deri më tani Gjilani është komuna më e prekur në Kosovë nga coronavirusi.