Rreth 600 qytetarë janë gjobitur nga policia pasi nuk kanë respektuar Ligjin për Mbrojtje nga COVID-19.
Policia, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se të hënën janë shqiptuar 594 gjoba për personat që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID-19.
Një numër më i madh i gjobave janë shqiptuar në trafik, ku janë gjobitur 682 persona.
Po ashtu gjatë 24 orëve kanë ndodhur 53 aksidente dhe janë arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale.