Një studim i Institutit GAP, i cili thotë se gjatë vitit 2019, si Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i kam marrë 5446 euro mëditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit, është 5446 herë RRENË e kulluar, e cila me siguri e kishte një qëllim të caktuar. Kjo shumë është shumë herë më e madhe se meditjet që kam marrë. Nesër pasi ti marrë të gjitha të dhënat edhe nga banka do ta kem shifrën e saktë të meditjeve që kam marrë në vitin 2019.
Por, kësaj radhe nuk do të heshti derisa të japin përgjegjësi të gjithë ata që qëndrojnë prapa kësaj shpifje.
Fatmir Matoshi reagon ndaj Institutit Gap: RRENË e kulluar, e cila me siguri e kishte një qëllim të caktuar
Ndani këtë artikull