Gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, 555 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 324 janë shëruar.
Dy persona nga Gjilani kanë humbur jetën nga Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Njoftimi nga IKSHPK:
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç).