Në rrugën e Kumanovës,pas një pritje të gjatë më në fund ishte filluar t’i shtrohej rruga edhe banorëve të kësaj pjese të qytetit.
Edhe pse disi kishin zgjatur me javë zhurmat dhe dridhjet jashtë e brenda shpive që vinin nga makineritë e rënda e të cilat shpesh ishin shqetësuese që të prishnin gjumin më të mirë duke dridhur tërë shpinë,përballoheshin sepse prisnim udhën e asfaltuar që do të na i largonte lloçin nga oborret.
Por këtë gëzim nuk e kishim të gjatë ne dy shpitë e familjes Arifi ,mu pranë udhës,sepse sapo kishte filluar tortura psiqike.
Ndrroheshin punët,ndrroheshin firmat edhe problemet për ne.Ne dy shpitë e lartë përmendura kishim lidhur rrjetin elektrik me shtyllën furnizuese duke futur kabllot nën dhe për t’a bërë sikur në gjithë botën e civilizuar ,për të shmangur “sallatën” e telave lart.
Por kjo na kushtoi,edhe sot ne për këtë shkak jemi në terror.Sepse secila firmë që vinte ,edhe pse ne i paralajmëronim ,na i këpuste kabllot e kjo e fundit le që na i këputi por edhe na i dëmtoi atë kutinë e famshme që e vendosi KEDS-i në shtyllë për të kontrolluar rrymën.
E ne mbeteshim me orë të tëra pa rrymë derisa duhej të angazhoheshim dhe pastaj të na i lidhnin rymën.
Por kjo historia e dëmtimit të kësaj kutie ,e cila nuk përmban vetëm orën e njehësimit por për çudi edhe ndërprerësat e rrymës në të na doli edhe më e vështirë.
Ajo pasiqë është dëmtuar rëndë ka mbetur ashtu e hapur.E këtë e kanë shfrytëzuar keqbërësit që për fat të keq në mesin tonë ka sa të duash dhe që nga ajo kohë ne kur jemi në kohën më të mirë pushimi në shtëpinë tonë ,ngelemi pa rrymë sepse disa të rinjëve iu ka tekë të luajnë me ne dhe fusin duart dhe na lënë në pikë të territ!
Ne kemi arritur me i pa disa persona nga shpina duke ikur ,kur ne kemi reaguar pasi na është ndërprerë rryma.Se janë 4 persona të cilët vijnë e na i bëjnë këtë të keqe sa here t’u teket atyre na i kanë konfirmuar edhe banorët e banesës sociale përballë të cilët i kanë pa duke e nderprerë rrymën.
Ne jemi munduar me e lidhë e me siguru përkohësisht me çfarë kemi mundur,por ata kanë ardhë e i kanë hequr e prerë e dëmtuar edhe më shumë atë kutinë edhe përsëri na kanë lënë pa rrymë.
Ne duke qenë të përgjegshëm se kjo duhet të jetë punë për organet e sigurisë e drejtësisë si dhe të atyre më kompetente KEDS-it,i kemi noftuar përmes telefonit edhe kemi shkuar disa here në zyret e tyre ,por neve edhe sot e kësaj dite jemi në terror psiqik dhe as kanë marrë mundin me dalë e me pa gjendjen!
Herën e fundit ka dalë policia,janë interesuar dhe kaq .Ndërsa nga KEDS-i asgjë!Ne nuk e kuptojmë këtë neglizhencë nga kompetentët.Si ka mundësi që të shkojë me javë të tëra e ne ende jemi në terror psiqik e askush nuk i del zot kësaj pune.
Ne vërtetë jemi në terror.Kur çdo çkyqje e rrymës mund të na i dëmtojë paisjet në shtëpi.Pastaj njëra shpi është në alarm,sepse është pronë e njerëzve që gjenden në botën e jashtme.Dhe ku e dimë ne qëllimin ose mesazhin që na vie nga kjo ndërprerje permanente!
Do dikush me na sulmua,apo me e vjedhë shpinë kur ajo ngelet pa alarm.
Neve nuk na mbetet tjeter veç se të presim dhe të durojmë torturen,ose të rrimë në rrugë për çdo natë të ftohtë dimri për të kapur keqbërësit!