Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka uruar datëlindjen e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Bunjaku-Rexhepi thotë se Kosova është e bekuar që ka pasur një prijës të tillë, Istogu është me fat që ishte vendlindja e tij, por Kosova dhe çdo qytet i saj duhet ta ketë shtatoren e arkitektit të pavarësisë dhe udhërrëfyesit tonë.
Shkrimi i plotë:
Vendosja e shtatores së Dr.Ibrahim Rugovës ne qytetin e tij të lindjes sot është madhështore. Se ai ka vetëm datelindje e dijmë të gjithë,edhe ata që e luftuan dje e sot i përulen veprës së tij.
Istogu është me fat që ishte vendlindja e tij, por Kosova dhe çdo qytet i saj duhet ta ketë shtatoren e arkitektit të pavarësisë dhe udhërrëfyesit tonë.
Ai është i të gjithë neve dhe ne duhet ta kemi ne secilin qytet për brezat e ardhshëm!
Përjetësisht falenderuese për veprat e tij madhështore !