Asamblistja e Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Sherife Balaj, ka publikuar një listë në të cilën konfirmohet dërgesë parash të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ndaj biznesit të babait të tij, Daver Haskukës.
Shuma e parave nuk tregohet në listën në fjalë, mirëpo tregon për konfirmim bankar nga komuna në konton e biznesit të babait të të parit të Prizrenit.
Asamblistja në fjalë, listën e ka publikuar në ‘Facebook’-un e saj, teksa i ka thurur vargje komunës ku vepron.
“Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet:
Bijnë poshtë të gjallet, e të vdekurit çohen;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Prizren mbahu sepse kjo ka me shku!”, ka shkruar ajo, teksa ia ka bashkëngjitur fotografinë e listës.
Haskukës më parë iu është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Më poshtë gjeni edhe listën e përfituesve të subvencioneve nga Komuna e Prizrenit.