Komuniteti sportiv në vend merr një tjetër lajm tronditës, teksa humbet një tjetër figurë emblematike.
Naser Sylejmani, ish-ekonom për shumë vite në Klubin Futbollistik “Drita” është ndarë nga jeta.
Naseri, dhuroi një kontribut të madh për 39 vite pa u ndalur asnjëherë, në klubin futbollistik FC Drita. Dashuria dhe krenaria e tij e madhe për klubin, bëri që Naseri të konsiderohet si një ndër më besikët e klubit bardhë e kaltër.
Naser Sylejmani, nuk u shkëput asnjëherë nga kontributi për këtë klub. Nuk u shkëput as edhe atëherë kur nuk ishte mirë me shëndetin, sepse nuk e lejonte dashuria e madhe që kishte për skuadrën.
Naser Sylejmani, shërbeu duke treguar përgjegjshmëri të madhe, përkushtim, dhe ambicie të një punëtori të zellshëm, i cili asnjëherë nuk dinte të ndalej në arritjen e rezultateve të mëdha.