Kampionia në fuqi, Drita, ka shënuar fitore të madhe në duelin kryesor kundër Ballkanit, shkruan Gazetasheshi.com
Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 2-1. Dy golat për Dritën i shënoi Kastriot Rexha, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Mirlind Daku.
Me këtë fitorja skuadra “bardhekalter” ka marrë kryesimin në Superligë duke e lëne tashmë mbrapa ekipin e Ismet Munishit.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.
Ndeshje e luftuar shumë, shumë e vështirë por shpirti i grupit dhe erdhëm tek fitorja. Kundërshtari ishin shumë të mirë, por shfaqëm eksperiencën dhe arritëm deri tek fitorja. Mendoj se ishte fitore shumë e merituar për ne, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe me shpirtin luftarak që treguan”, tha Nuhiu per ‘Art Sport’.